E rëndë në Athinë/ Shqiptari vritet me plumb në kokë brenda në lokal

13 Dhjetor 2018, 08:12 | Përditesimi i fundit: 2018-12-13 15:08:01

GREQI - Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë brenda një lokali në Athinë. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës. Janë mediat greke ato që bëjnë të ditur lajmin. 

“Newpost”.gr raporton se shqiptari ishte ulur në ambientin e jashtëm të një lokali, kur ia afruan disa persona dhe e qëlluan me armë zjarri. Mësohet se ai ka marrë një plumb në kokë i cili i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Pas të shtënave, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Identiteti i shqiptarit të ekzekutuar nuk bëhet i ditur, ndërsa nuk ka asnjë të dhënë as për autorët e krimit.

Me vrasjen e mbrëmshme shkon në pesë numri i shqiptarëve të vrarë në Greq javët e fundit.