Edmond Tupja te ‘5 Pyetjet’: Ja përse filluan protestat e studentëve

10 Dhjetor 2018, 21:20

Pedagogu Edmond Tupja është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv për të folur për protestën e studentëve prej shtatë ditësh para Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Tupja është njëri nga profesorët që i është bashkuar protestës së studentëve. “Janë disa faktorë që i kanë shtyrë studentët në protestë; kjo filloi me teatrin, që aktorët dhe regjisorët filluan kundër vendimit për shembjen e teatrit. Tani protesta e studentëve nisi nga kushtet e tyre, por jo vetëm të tyre, por të tërë shoqërisë shqiptare, pasi korrupsioni po bën kërdinë” tha ai.