Ekskluzive/ Më 16 Gusht ora 17:00 në Report TV video e ekzekutimit të ish-policit Bërçana në Shkodër

15 Gusht 2018, 16:33

Vrasja e dyfishtë e Boran Bërçanës dhe Silvana Ndocit jo vetëm tronditi Shkodrën por dhe prishi ekuilibrat e brishtë të botës së krimit në kryeqendrën e veriut.

Report TV siguron videon e momentit të ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçana dhe bashkëshortes Silvana Ndoci më 15 Korrik.


7 sekonda i janë dashur vrasësit për të ekzekutuar Boran Berçanën dhe bashkëjetuesen e tij Silvana Ndoci, në prezencë të fëmijës së tyre brenda në makinë.

Kush e donte Boran Bërçanën të vrarë? Çfarë flitet nën zë në Shkodër për këtë vrasje makabre? Përse policia e qytetit verior është ende larg identifikimit të autorit? Me këtë ekzekutim mafioz a është hapur kutia e Pandorës për një serial vrasjesh në Shkodër?

Gazetari investigativ Artan Hoxha i jep përgjigje e këtyre pyetje dhe publikon videon ekskluzive të ekzekutimit të enjten në Report TV në orën 17:00.