Ekskluzive/ Zbulohen bilancet, ja si Universiteti i Tiranës ka përdorur paratë e studentëve

16 Dhjetor 2018, 09:28

Si i sigurojnë dhe si i shpenzojnë burimet e tyre financiare institucionet shtetërore shqiptare të arsimit të lartë? Ndryshe nga subjektet private, të cilat janë të detyruara të publikojnë në Qendrën Kombëtare të Biznesit bilancet vjetore të aktivitetit të tyre ekonomiko-financiar, universitetet në vendin tonë i mbajnë me fanatizëm në një fshehtësi të plotë bilancet e tyre. Shqiptarja.com ka mundur të gjejë dhe të analizojë këto bilance, që i sjell tani në vëmendje të opinionit publik, por sidomos të studentëve të tyre, atë, se si i sigurojnë të ardhurat dhe si vendosin drejtuesit e këtyre universiteteve t’i ndajnë ato në shpenzime të ndryshme. Pikërisht në këtë kohë, kur studentët kërkojnë një transparencë të munguar ndër vite nga bosët e universiteteve. Leximi i tyre, me të vërtetë që nxjerr në pah shumë të papritura.