Ekskluzive/Abuzimi, nxënësit e verbër te 'Ramazan Kabashi' i detyrojnë të flenë në dysheme

24 Qershor 2018, 12:47

TIRANË-Fëmijët me aftësi të kufizuara në ambjentet e Institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, jetojnë në kushte skandaloze. “Shqiptarja.com” publikon sot foton nga fjetina e këtyre fëmijëve që nuk shikojnë ku mungojnë krevatet dhe dyshekët janë të vendosur direkt e në shesh, të ngjeshur pas njeri tjetrit. Në Institutit të nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi” shkollohen fëmijë nga moshat e mitura deri në atë 15-vjeçare.

Një inspektim i hollësishëm ka zbuluar probleme të shumta për sa i përket administrimit të punës në këtë institucion shkollor, dhe kushteve jo të mira, ku ushqehen dhe flenë nxënësit me aftësi të kufizuar. Kontrolli është kryer nga Inspektoriati Shtetëror i Arsimit, i cili ka zbuluar se nxënësit që janë në kujdestari tek ky institucion, qëndrojnë në kushte jo të mira, dhe se ka mungesa në mësimdhënie e shërbime të tjera. Flenë në shesh
Veç shkeljeve në aspektimin e administrimit të financave dhe punës së këtij institucioni, “Shqiptarja.com” zotëron disa fotografi ku duket qartë se nxënësit e verbër jetojnë në kushte jo të mira në këtë shkollë, që herë pas here ka thithur mjaft fonde, por sërisht kushtet lenë për të dëshiruar. Fotografitë tregojnë se nxënësit me aftësi të kufizuar flejnë në dyshime, pasi mungojnë krevatët.