Elbasan, Balla: Masa dhe kallëzime penale për kompanitë që ndotin mjedisin

21 Prill 2018, 14:33 | Përditesimi i fundit: 2018-04-21 15:44:41

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  i shoqëruar nga kryetari Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët, Kushi e Kamani inspektuan uzinat e Kromit dhe Rafinerinë e Naftës në Elbasan, të cilat sipas tyre shkaktojnë ndotje të mjedisit.

Balla i ka kërkuar ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndotin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoratit të Mjedisit, i cili nuk bën detyrën, sipas tij. Sipas Ballës nuk mund të tolerohet një vit afat për të vënë në punë pluhurkapset.

Prej kohësh i kam kërkuar Inspektoriatit të Mjedisit Elbasan marrjen e masave për ndotjen që shkaktojnë këto uzina. Çdo gjë e ka një kufi ndaj dhe publikisht i kërkova Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi të marrë masa ndaj këtyre kompanive që ndosin mjedisin, por edhe ndaj Inspektoriatit të Mjedisit i cili nuk bën detyrën. Nuk mund të tolerohet 1 vit afat për të vënë në punë pluhur kapëset.

Duhet të jetë e kundërta, të vendosen pluhur kapëset pastaj të fillojë puna. Në këtë drejtim ne do të jemi armiqtë tuaj kryesorë, nëse nuk respektoni mjedisin,  dhe si deputetë të Elbasanit do të jemi mbështetësit tuaj më të mëdhënj, nëse respektoni rregullat.

Elbasani e ka vuajtur ndotjen në të kaluarën për shkak të Metalurgjikut, por sot kur bëhemi gati të hapim negociata me BE, kjo lloj teknologjie nuk mund të ekzistojë më dhe nuk do të tolerohet