Elena Xhina përgënjeshtron Reme Lalën: U keqkuptua, s’jam tek PS

18 Qershor 2018, 17:12

Edhe ajo njësoj si unë dëshiron të jetë së bashku me Oltën dhe deputetët e tjera të partisë socialiste, ajo është mikja ime Elena Xhina, deputetja e Elbasanit.

Reme Lala, deputete e PDIU
Kjo deklaratë e bërë të dielën në Dibër nga Reme Lala nuk konfirmohet nga e zgjedhura e Elbasanit, Elena Xhina. Gjatë një interviste për Report TV ajo thotë se deklarata është keqkuptuar dhe se ajo nuk ka kaluar në PS, por është një deputete e pavarur.

Por cila është marrëdhënia e saj me kryetarin e partisë PDIU, përmes të cilës u zgjodh deputete?

Realisht edhe unë jam në momente refleksioni lidhur me PDIU-në, dhe prandaj kam vendosur të qëndroj aty ku jam, të meditoj e të reflektoj në ç'drejtim duhet të shkoj. Nuk ka ka kontaktuar asnjëherë.

Elena Xhina, deputete e pavarur
Deputetja e Elbasanit thotë se ende nuk ka ndonjë kërkesë nga Partia Socialiste për t’iu bashkuar kësaj force politike.

Pavarësisht qëndrime politike përpara mikrofonave, deputetet Lala e Xhina kanë qenë gjithmonë një votë pro qeverisë së Edi Ramës.