Ethet e Nilit/ ISHP shuan dyshimet: Asnjë rast me këtë virus në Shqipëri, por paralajmëron

17 Gusht 2018, 17:31

Ndërsa në vendet fiqinje si Greqia e Kosova janë shënuar disa raste me virusin vdekjeprurës, Insituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se aktualisht në Shqipëri nuk ka asnjë rast të sëmundjes virale Ethja e Nilit Perëndimor në Shqipëri.

Bazuar në të gjitha testimet e kryera, ISHP konfirmon se prej dy vitesh në vendin tonë nuk ka asnjë rast të kësaj sëmundje. Megjithatë frika është e madhe, pasi ISHP-ja pranon se nuk ka vaksina për këtë sëmundje, prandaj edhe qytetarët duhet të tregojnë kujdes nga pickimi i mushkonjave.

NJOFTIMI I ISHP

Qysh prej vitit 2011 në Shqipëri është vendosur survejanca për zbulimin e hershëm të Etheve të Nilit Perëndimor në të gjithë vendin dhe sidomos evidentimin e infeksioneve të sistemit nervor qendror të shkaktuar prej tij. Po ashtu janë përforcuar kapacitet laboratorike të diagnozës përfshi këtu dhe atë molekulare të kësaj sëmundje pranë laboratorit të virologjisë në ISHP.