Eva Murati në 'Rreze Dielli': Ja e vërteta e lidhjes time me djalin e Jozefina Topallit

Eva Murati është një emër tepër i lakuar në media, jo vetëm për karrierën në televizion por edhe për lidhjen e shumëpërfolur midis saj dhe djalit të ish- kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Së fundmi ka pasur zëra të cilat thonë se Genar Topalli dhe Eva Murati nuk janë më bashkë.

Nga studio e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv Eva shprehet se është lodhur që e gjithë vëmendja shkon tek lidhja e saj dhe jo tek puna e arritjet. Media ka abuzuar me emrin tim, - thotë Eva,- ndaj unë kam vendosur që t'i jap fund këtyre diskutimeve dhe të mos flas aspak për jetën time private.

Megjithë respektin që kam për karrigen tuaj të prezantuesit , unë nuk dua të përgjigjem.Nuk e kam pasur më përpara problem që të merrem me këtë temë. Lidhja ime është bërë publike që kur unë kam qenë 16 vjeç, por gjëja që mua më ka bezdisur më shumë është që përpos gjithë arritjeve të mia , kjo ndoshta veçohet më tepër nga të tjerat.

Njerëzit që nuk më njohin fare më njohin vetëm nëpërmjet atyre që shkruhen në portale apo në media dhe kjo më bezdiste më tepër.

Unë shkoj në emisione kuzhine , më pyesin për jetën personale, shkoj në emisione muzike, më pyesin për jetën personale. Ky nuk është problemi im por i medias që ka abuzuar me emrin tim. Ndaj unë thjesht kam vendosur ti jap fund kësaj gjëje. Unë do vazhdoj të lë një pikëpyetje të madhe të gjithë kësaj meqënëse të gjithëve iu pëlqen kaq shumë.

Eva Murati, moderatore

Vetëm pak kohë më parë, sërish në emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv, në këndin e gatimit, Eva Murati e kishte pohuar lidhjen e saj, ndërkohë që sot ajo e la sërish publikun me një pikëpyetje duke vendosur të mos flasë për këtë gjë.