Fati i dosjeve të bujshme dhe kaosi tek Krimet e Rënda, i ftuar Artan Hoxha

Kaosi i krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku 10 prokurorë refuzuan shortin për të marrë në dorë hetimin e çështjes ‘Shullazi’, është diskutuar në studion e Report Tv, në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”. Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha ka treguar që nga fillimi ngërçin që ka patur në hetimin e kësaj dosjeje. Hoxha ka thënë se pas arrestimit, Shullazi u hetua nga dy prokurorët Eneid Nakuçi dhe Elisabeta Imeraj, të cilët në fazën përfundimtare u larguan nga detyra.

Një rast tjetër, që është rasti kur për 30 minuta u fshinë të gjithë skanerat e prokurorisë. Dhe në atë kohë, më shumë bëri zhurmë ambasada. S’është çudi që në prokurori të ketë ndodhur një debat i tillë. Situata do shkonte në këtë pikë dhe u agravua se kemi ardhur në përfundimin e çështjes Shullazi. Unë kam denoncuar gjobat më të mëdha që iu janë vënë biznesmenëve në vend. Menjëherë pas emisionit, prokurorët kanë nisur procedimin, dhe përgjimet. E kam lënë të kuptohet kush e kishte vënë gjobën. Po ta shohësh në dosje, janë 4-5 biznesmenë. Janë kompani serioze. Më 9 shkurt dhe më 16 ka ndodhur rasti i Mynyr Konit, ku u denoncua publikisht nga Berisha. Në bazë të këtyre u hetua çështja Shullazi. Shullazin nuk mund ta mbash më në burg, pasi duhet ndryshuar masa e sigurisë.