Festat e fundvitit, Veliaj ndez dritat e pemës te 'Pazari i Ri'

19 Nëntor 2018, 19:31 | Përditesimi i fundit: 2018-11-19 20:53:20

Pas pemës së madhe në sheshin "Skënderbej", kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndezur dritat edhe te pema e "Pazarit të Ri" pasditen e sotme. 

Në prani të qytetarëve të shumtë, kryebashkiaku Veliaj çeli zyrtarisht festimet për festat e fundvitit edhe për këtë zonë të Tiranës, e cila është transformuar dhe kthyer tashmë në një hapësirë atraktive dhe mjaft të frekuentuar për kryeqytetasit. Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do vijojë punën për ndryshimin e qytetit edhe gjatë vitit të ardhshëm, duke këmbëngulur se projektet e transformimit dhe modernizimit të kryeqytetit nuk do ndalen.