Fier/ Heroi që shpëtoi nga mbytja dy vajzat merr çmim, kryebashkiaku Subashi i premton dhe punë

17 Gusht 2018, 17:36

Fier-Pa kaluar as 24 orë nga rrëfimi i Adimir Murataj, i riu që shpëtoi nga mbytja 2 vajzat e vogla tëRudina Kishtës në lumin Seman, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka vendosur t’i dorëzojë një certifikatë mirënjohjeje të riut, si edhe t’i sigurojë një vend pune.

Adimir Murataj, hyri në lum duke shpëtuar jetën e dy vajzave të mitura, e u kthye në heroin e ditës.

Murataj tregoi dje në Report Tv, versionin e plotë të ngjarjes, ku mes të tjerash tregoi se ishte i papunë dhe se kishte shkuar të peshkonte për të mos qendruar në kafe si të rinjtë e tjera.

Lajmi mori bujë dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale si një nga rastet reale se në çfarë gjendje jetojnë të rinjtë shqiptar që janë të papunë.