Fier, po udhëtonte me motor, plagoset gruaja pasi u përplas nga Benz-i

21 Tetor 2018, 13:35

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të pedonales në qytetin e Fierit, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një motor, dhe për pasojë është plagosur një grua.

Drejtuesi i automjetit për të shmangur aksidentin ka devijuar nga rruga duke hipur në trotuar ku ka përplasur dhe dy makina të tjera që ndodheshin të parkuara.Në vendngjarje ndodhen forcat policore dhe ato zjarrfikëse. Gruaja që ndodhej në motor është plagosur lehtë dhe është dërguar në spital. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit nuk ka marrë dëmtime.