Fier, polici vrau veten, babai: Shkak Vettingu

24 Prill 2018, 17:31

Efektivi i Policisë së Fierit, Kastriot Fafa i dha fund jetës me armën e shërbimit mëngjesin e sotëm brenda ambienteve të komisariatit. 

Policia dha detaje për ngjarjen, duke sqaruar se Fafa u gjet nga kolegët pa shenja jete brenda në komisariat, ndërsa i është gjetur një plagë në trup e shkaktuar nga armë zjarri.

Shyqyri Fafa, babai i Kastriot Fafës gjatë një prononcimi për Report Tv thotë se djali i humbi jetën për shkak të Vettingut në polici. Sipas tij, Kastrioti ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike ditët e fundit. 

Më vdiq nga dokumentet që kërkonin për Vettingun. Për të ishin të kota. Pra për Vettingun në polici. Unë i thosha që ti je i pastër, s'ke bukë të hashë. Kishte vite të tëra në polici.

Shyqyri Fafa, babai i policit të vetëvrarë, Kastriot Fafa