Fier, rrëmbejnë dhe tentojnë të përdhunojnë 13 vjeçaren, arrestohen tre të rinjtë

15 Maj 2018, 15:53

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në rrethin e Fierit.

Redion Tereziu 22 vjeç, Jorges Dosti 24 vjeç dhe Marjus çalamani 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh të Roskovecit kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Ata e kanë çuar 13 vjeçaren në një banesë të pabanuar ku me forcë kanë tentuar ta përdhunojnë.

Policia i ka kapur në flagrancë dhe të tre janë tashmë të arrestuar.

Ata ndodhen nën akuzën për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “marredhenie seksuale me te mitur” e mbetur ne tentativë.