Flamur Noka dhe Klevis Balliu marrin 'frenat' e protestës së banorëve të 'Astirit'

12 Nëntor 2018, 11:53

Deputetë dhe eksponentë të lartë të Partisë Demokratike janë orkestruesit e protestës se një grupi prej 30-40 banorësh që kundërshtojnë projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe. Siç shihet edhe nga fotot dhe nga kjo video, dy deputetët e PD, Flamur Noka dhe Klevis Balliu, djali i Fahri Balliut, kanë marrë në dorë organizimin e saj, duke dhënë orientimet se çfarë duhet të thonë dhe si duhet të sillen banorët.

Ata janë autorët e urdhrit për të bllokuar rrugën para bashkise, duke penguar me qindra qytetarë në trafik. Por, me sa duket Noka dhe Balliu kanë ngatërruar Bashkinë e Tiranës me Autoritetin e Rrugëve, duke qenë se projekti i Unazës së Madhe është projekt i ARRSH.

Pjesë e organizimit te protestës ka qenë edhe kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, i cili kishte mbledhur edhe disa të rinj nga strukturat e PD-së për të mbushur numrin e protestuesve.