Flet vëllai i 20-vjeçarit të zhdukur te 'Shpella e Pëllumbasit'

20 Maj 2018, 17:57

Vëllai i 20-vjeçarit Xhorxho Seferi, i cili është zhdukur prej ditës së djeshme te ‘Shpella e Pëllumbasit’, ka folur për ngjarjen e rëndë.

Vëllai i tij tregoi detaje nga ngjarja, duke u shprehur se i riu kishte shkuar për piknik me shokët e tij dhe në mëngjes i kishte thënë vetëm mamasë.

Me dhimbje, ai thotë se Xhorxho mund të jetë fundosur, pasi është thellësi dhe policia nuk ka shanse të futet aty.

Xhorxho kishte ardhur me ata shokët e vet, rreth 10-15 vetë ishin. Ata thonin se ka rënë në ujë, shoku i tij vajti për ta shpëtuar, vetë shpëtoi se u mbajt pas gurit, por ai nuk shpëtoi, mbase është fundosur. Duke ndenjur me shokët, tha se do të hidhej, shoku i tij e pa se po mbytej dhe u hodh ta shpëtonte. Policia e kërkoi, por nuk ka shans të futen aty, është 20 metra poshtë, ka dhe shpella poshtë. Të shohim nëse e gjejnë më poshtë. Ka ikur herët në mëngjes, vetëm mamit i ka thënë se do ikte për piknik.

Vëllai i Xhorxho Seferit