Foto ekskluzive në 'Pa gjurmë'/ A është ky 'Reni i Elbasanit', këngëtari i tallavasë i zhdukur prej 4 vitesh?

20 Nëntor 2018, 20:36

Emisioni "Pa Gjurmë" në Report Tv ka siguruar foto dhe video ekskluzive të një personi që sipas një dëshmitareje, është Renato Hamza, këngëtari i tallavasë nga Elbasani, i cili rezulton i zhdukur prej katër vitesh. 

Është dëshmija e një vajze nga Durrësi, e cila pretendon se ka parë këngëtarin e tallavasë, "Renin e Elbasanit" në një lokal në qytetin bregdetar. Renato Hamza rezulton prej 4 vitesh i zhdukur, ndërsa familja, bashkëshortja dhe vajza e tij 4-vjeçe, nuk dinë asgjë për fatin e të riut. Dëshmia e vajzës që pretendon se ka parë Renaton transmetohet pas pak në "Pa Gjurmë", e cila ka vënë në dispozicion të redaksisë video dhe foto.  

Sipas kësaj dëshmie, Renato është parë në shtator të këtij viti. Në video vihet re që Renato është i shoqëruar nga një femër. Ajo thotë se ka pyatur pronarin dhe kamarierin e lokalit nëse është ky Reni i Elbasanit i zhdukur, por përgjigja që ka marrë ka qenë: "Po ai është, por mos trego, ndryshe je i fikur".

Stafi i "Pa Gjurmë" ka shkuar në Durrës në lokalin ku dyshohet se është parë Renato. 

Renato rezulton i humbur që prej 29 qershorit të vitit 2014. Pasi realizoi një klip me këngëtarin Shpat Kasapi, i riu është zhdukur pa lënë gjurmë.