(FOTO) Ja 12 të rrezikshmit e Gjirokastrës, në listë edhe Jani Alia, policia: Na njoftoni nëse dini vendndodhjen

16 Nëntor 2018, 16:22

GJIROKASTER - Pas Vlorës dhe Fierit, Policia e Shtetit ka pubikuar fotot dhe emrat e 12 të rrezikshmëve të Gjirokastrës. Ata vijojnë të jenë ende në kërkim për akuzat e vrasjes ku rezulton një i dënuar me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 35 vite burg, ndërsa mbi 10 të tjerët rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe kultivimit të kanabisit. 

Mes të shumëkërkuarve është edhe Jani Alia, vrasësi i Elton Çiços në zonën e ish-bllokut tre vite më parë. Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, si autor i vrasjes së Elton Çiços te lokal "De Niro" në zonën e ish-bllokut, ngjarje kjo e regjistruar rreth dy vite më parë. Autori i krimit vijon të jetë në kërkim që prej zbardhjes së zgjarjes nga Prokuroria rreth një vit e gjysmë më parë. 

Emrat e tjerë janë Endrik Lluka, Englied Aliko, Bekim Lekaj, Ardian Gerbi, Gani Abazi, Altin Shurdhi, Bardhi Skenderaj, Medi Krishti, Surja Sinani, Labjan Saraçi, Eltjon Bregasi. 

Gani Abazi, ish-inspektor policie në Memaliaj është akuzuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal për kultivim të lëndëve narkotike. Lidhja e ish-policit Abazi me trafikantët në Tepelenë u zbulua rastësisht nga Prokuroria. Ajo ishte duke hetuar për disa ngjarje kriminale, të cilat e kanë zanafillën në ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, në prill 2015, ku janë dhunuar prindërit e shtetasit Elton Çiça, të dyshuar për këtë ngjarje kanë qenë shtetasit Ervis Imeri dhe Robert Rama dhe se ky i fundit është gjendur i vrarë në periferi të qytetit të Durrësit. Më pas, u vra edhe shtetasi Elton Çiça.