Fundoset në Portin e Durrësit peshkarexha 60 ton, anija futi ujë për shkak të amortizimit

17 Tetor 2018, 15:14

DURRËS - Peshkarexha "Klodi" është fundosur orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure teksa qëndronte e ankoruar në kalatën lindore të Portit të Durrësit.

Prej kohësh peshkarexha nuk ishte në përdorim për shkak të amortizimit. Gjatë natës brenda peshkarexhës kishte depërtuar uji i detit që ka sjellë për rrjedhojë edhe fundosjen e saj. Në Durrës prej vitesh nuk ekziston një kantier për riparimin e anijeve të vjetra. Pronari i anijes ka nisur punën për nxjerrjen në sipërfaqe të mjetit lundrues. 

Ky është një fenomen që ka ndodhur edhe më parë në Port me peshkarexhat prej druri.