Fushë Krujë, tritol në banesë Drejtorit të Paraburgimit, s'ka të lënduar, në 2010 u dënua për arratisjen e Tafilit

21 Prill 2018, 11:15

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në banesën e Nazmi Demirxhiu në fshatin Ahmetaq të Fushë Krujë.

Eksplozivi ka shpërthyer në afërsi të banesës. Nazmi Demirxhiu aktualisht është Drejtor i Paraburgimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.  

Në momentin e shpërthimit e gjithë familja ka qenë në banesë. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi. Mësohet se lënda plasëse është hedhur nga jashtë në drejtim të banesës. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyrën e Demirxhiut.