Gazetari Artan Hoxha në Repolitix: Operacioni në Nikël zgjati disa orë, Flamur Haka u lirua

TIRANË-Superaksioni i Policisë, RENEA-s dhe FNSH në Nikël të Fushë-Krujës janë tema e diskutimit në Report Tv, në emisionin Repolitix me gazetarin Denis Minga. Të ftuar janë gazetari Artan Hoxha, deputeti socialist Xhemal Qefalia, ish-drejtori i Policisë, Erzen Breçani dhe Pëllumb Nako.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka thënë se ndërhyrja ka qenë e mirëkoordinuar dhe operacioni ka zgjatur për disa orë. Deputeti socialist Xhemal Qefalia ka thënë se operacioni i policisë në Nikël të Fushë-Krujës vjen pas një sërë aksionesh të tjera policore, dhe numri i të arrestuarve me këtë operacion shkon në 120. Eksperti për sigurinë, Pëllumb Nako ka thënë se suksesi nuk është i policisë shqiptare, pasi statistikat flasin ndryshe. Për Nakon, rëndësinë më të madhe e ka bashkëpunimi me Italinë.

Diskutimet në studion e Report Tv

Gazetari Artan Hoxha: Operacioni i ngjashëm me aksionin në Dobraç. Nikla është zonë problematike, përveç Lutfi Hakës. Ndërhyrja ka qenë në orët e para të mëngjesit, sepse banesat kanë qenë të pajisura me kamera. Për të mos iu dhënë mundësi është bërë fikja e dritave, e njëjta taktikë si në Shkodër. Në Nikël është traditë që të gjendet armë. Operacioni ka zgjatur disa orë, policia e ka mbyllur zonën. S’ka patur rezistencë, kontrollet janë bërë në të gjitha banesat. Operacioni ka zgjatur deri në 8 e 30. Banesën e Tukut, ata që e njohin s’kontrollohet dot për 7 minuta. Ka qenë qëndrim specifik. Grupi i Niklës njihet në Tiranë. Të shkosh në varrezat e Niklës është një kodër e mbushur. Është e tmerrshme të shohësh kodrën mbushur me varre burrash, rrallë ndodh të gjesh ndonjë vdekje natyrale.

Xhemal Qefalia: Ky s’është operacioni i parë se po vijon operacioni “Forca e Ligjit”. Sot nuk u pa vetëm kjo u shfaq në media, sepse operacioni ka zgjatur disa orë dhe ka patur bashkëveprim me të gjitha organet e tjera. Është organizuar prej kohësh, sot u konkretizua. Të gjitha materialet kalojnë tek prokuroria, për ne s’është sensacion sepse është vazhdë. Ministria e Brendshme po punon prej kohësh për t’i evidentuar. Ka 120 të arrestuar. Operacionet janë të mirëstudiuara. Vetëm shumë pak prej tyre kanë ndryshuar masën e sigurisë. Asete dhe pasuri 16 milionë euro.

Gazetari Artan Hoxha: Sapo mora vesh se kryesori që është ndaluar sot, Flamur Haka sapo është liruar.

Artan Hoxha: Intesiteti i këtyre ngjarjeve është i lartë.

Xhemal Qefalia: Operacioni ka qenë i mirëstrukturuar.

Gazetari Artan Hoxha: Gazetarët nuk shkojnë dot atje e kupton.

Xhemal Qefalia: Koordinimi i institucioneve ka qenë shumë i mirë. Zv/ministri i dikurshëm, e çonte informacionin tek zyra.

Pëllumb Nako: Nuk e them dot se kush është më i fortë. Problemi është se po të shikosh janë bërë verifikime por ka 10 ton kanabis të sekuestruara nga Guardia di Finanza. Deklarimet që bëjnë organet tona, në pjesën dërrmuese policia thotë se aksioni ishte i përbashkët, por droga më e madhe kapet në brigjet italiane. Këtu grupet dhe bandat, kanë kohën dhe kujdesin për të ruajtur këto parcela. Është një proces i tërë. Në fund fare është policia që duhet të kontrollojë territorin. Shumë mirë që ka bashkëpunim, por vendi vazhdon të jetë një burim trafiku se ka burime të tjera kriminale. Ka sukses por hetimin e bëjnë ata dhe çështjen e bëjnë ata. Autoritetet tona se bëjnë kontrollin siç duhet. Atë që tha zotëria për sekuestron e aseteve kriminale. Kryeministri e deklaroi, shifra është impresionuese. Aseti është i madh, por statistikat nuk tregojnë të vërtetën. Marrim rastin e Habilajve por kryesore në aksion ishte Italia.