Gazetarja e Report TV e pyet për kufirin Kosovë- Serbi, Balla kapet i papërgatitur

21 Gusht 2018, 17:08

Gjatë konferencës së sotme për mediat, ku deputeti socialist Taulant Balla, në një takim me dy deputetë të Bundestagut gjerman, reagoi për disa çështje, mes tyre dhe atë për arrestimin e Edmond Begos.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, pyeti Ballën lidhur me debatin për ndarjen e kufijve Kosovë-Serbi.

Socialisti duket se ishte “i papërgatitur”, pasi nuk pranoi të përgjigjej dhe tha se nuk donte të shkaktonte keqinterpretime.

Pyetjet tuaja ishin të ndryshme. Por, për të shmangur ndonjë keqinterpretim, do përgjigjem në një moment tjetër. Megjithatë, mendoj se Kosova është një shtet sovran dhe vendimet për çështjet e veta i merr vetë.

Taulant Balla, deputet i PS-së