Gjermani, transportuan 1.8 ton kokainë nga Ekuadori, arrestohen 12 persona, mes tyre 10 shqiptarë

16 Maj 2018, 18:11 | Përditesimi i fundit: 2018-05-16 18:13:14

Trafikantët shqiptarë kanë mundur që në 6 muaj të fusin nga Ekuadori përmes arkave me banane në Hamburg 1.8 ton kokainë. Policia gjermane në harkun kohor të 8 muajve ka neutralizuar bandën që operonte në Gjermani duke vene para ne pranga 12 persona, ku 10 prej tyre janë shqiptarë, shkruan prestigjozia "Bild". Por, ministri bavarez tha sot se hetimet nuk mbyllen me kaq, pasi ne pranga sipas tij nuk kane rene strukturat organizative të bandës shqiptare që operojnë jashtë Gjermanisë.

Vlera e drogës në tregun e zi kap një vlerë deri në 400 milionë euro. Dymbëdhjetë personat që ndodhen në paraburgim janë të moshës 21-51 vjeç. Nga personat e ndaluar vetëm 2 janë gjermanë, ndërsa dhjetë të tjerët janë shqiptarë. Për të futur bandën në grackë jane inflitruar shume agjentë policie. Drejtuesi i kompanise qe eksportonte bananet nga Ekuadori, shtetas gjerman nga Hanover ka heshtur dhe thote se nuk ka dijeni si shqiptaret e kane perdorur per trafikim kokaine.