Gjiknuri publikon pamjet me dron: Segmenti i përfunduar i Unazës së Re te Komuna e Parisit modeli unë dhe për pjesën tjetër

15 Nëntor 2018, 09:39 | Përditesimi i fundit: 2018-11-15 09:54:30

TIRANE-Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka reaguar sërish pas protestës mbrëmjen e djeshme të banorëve të unazës së re, banesat e të cilëve preken nga projekti. Ministri rithekson se pronarët do të shpronësohen 100%, ndërsa ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale.

Segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli ynë për Tiranën e së ardhmes. Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja. Pronarët shpronësohen 100%. Ata pa leje do marrin 3 vite qira dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale.

Damian Gjiknuri

Banorët e unazës së re sot kanë paralajmëruar protestën në ditën e 13 para bashkisë së Tiranës, teksa do të zhvillohet edhe mbledhja e këshillit. Opozita ka deklaruar se do të bojkotojë mbledhjen, ndërsa pritet që të mbështesë banorët në protestë.