Gjirokastër/ Festa e Nokovës me mision fisnik, mbledh para për rindërtimin e Kishës ortodokse

16 Gusht 2018, 21:01

Me qindra banorëve vendas dhe të ardhur nga emigracioni, mbrëmjen e së mërkurës ishin pjesëmarrës në festën e fshatit Nokovë të Gjirokastrës. Këngë, valle, tradita të zonës që përcillen tek brezi i ri, kanë qenë aktivitetet e organizuara në fshatin e ngritur mes kodrave dhe Parkut Natyror të Zhejit.

Përveç festës banorët janë organizuar edhe për një fakt tjetër shumë domethënës, atë të grumbullimit të të ardhurave për rindërtimin e kishës ortodokse të Shën Nikollit e cila është lënë në mëshirë të fatit. Kryetari i fshatit, ka falenderuar bashkëfshatarët për prezencën e tyre në këtë festë si dhe për mbledhjen e parave.