Gjirokastër, grabitet dyqani i një pike celularësh 100 m larg patrullës së policisë

18 Qershor 2018, 10:06

Grabitur dyqani i një pike celularësh në qendër të Gjirokastrës, ku disa persona kanë hapur kasafortën e të hollave por nuk dihet vlera e vjedhur.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit më pas grabitësit janë larguar menjëherë me makinë, ndërkohë gjithçka është kryer kur patrulla e policisë ka qenë jo më larg se 100 metra.

Grabitësit kanë përdorur doreza, për të mos lënë gjurmë gishtash. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë të dyqanit, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e dhe kapjen e autorëve.