Gjurmët e kinematografisë shqiptare/ Kineasti Saimir Kumbaro: Të ndërtohet një muze filmi

12 Janar 2019, 20:42

Shqipëria, mund të jetë ndër të paktat vende në botë, që nuk ka një Muze për Kinematografinë. Para tre vitesh mjediset e ish-Kinostudios “Shqipëria e re” u rikonstruktuan për t’u kthyer në muze filmi, por në përfundim të punës, ambientet u përshtatën për zyra të Ministrisë së Kulturës. Edhe kështu dëshira e kineastëve për të pasur një vend, që do t’u ‘fliste’ brezave të rinj, për më shumë se gjysëm shekulli punë intensive në kinematografinë tonë, u tretë rrugës. Artistët edhe sot kërkojnë një muze, që pavarësisht frymës socrealiste që mbartin filmat, prodhimet më të mira, fotografitë, posterat, kostumet, automjetet dhe objektet, që janë përdorur gjatë realizimit të tyre të ekspozohen. Regjisori Saimir Kumbaro shpreh dëshirën, që kati i parë i Ministrisë së Kulturës, sikundër ishte konceptuar të kthehet në muze.

Kam bërë edhe një dokumentar për këtë, “Një ciceronë për historinë”. Nismën e mora nga një pllakë, që ka qenë në hyrje të ish-Kinostudios. Ishte në datë 10 korrik të vitit 1952 inaugurohet kinostudio Shqipëria e parë, vepër e planit të parë.

Saimir Kumbaro, regjisor