Grabitet pika e transferimit të parave në Shëngjin, alarmi shpëton dy biznese të tjera

23 Qershor 2018, 12:50

Një grabitje ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Shëngjin. Persona të paidentifikuar ende mësohet se kanë hyrë në një pikë transferimi parash, ku kanë arritur të marrin një shumë prej 500 mijë lekësh. Më pas, autorët kanë tentuar të grabisin dhe një lokal llotosh e një Exchange, por ka qenë alarmi i këtyre bizneseve, që i ka ndaluar.

Report Tv mëson se grabitësit janë larguar, sapo ka rënë sistemi i alarmit. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.