Grabitja me armë në qendër të Vlorës, një prej autorëve nga Mamurrasi, tjetri në kërkim

25 Shtator 2018, 19:53 | Përditesimi i fundit: 2018-09-25 21:50:26

VLORË - Zbardhen detaje të reja nga grabitja e furgonit të linjës Firence-Vlorë u grabit mëngjesin e sotëm nën kërcënimin e armëve të zjarrit nga tre persona, pranë stadiumit ''Flamurtari'' të qytetit bregdetar. Në momentin e grabitjes, furgoni sapo kishte mbërritur dhe po parkonte. Udhëtarët ishin kryesisht pasagjerë që cilët vinin nga Italia, ndërsa shuma e parave të grabitura mbetet ende e paqartë, ndërsa dyshohet rreth 10 mijë euro.

Vetëm njërit prej pasagjerëve, një të moshuari i cili vinte nga Italia, grabitësit i morën çantën me 4 mijë euro.Burime pranë grupit hetimor thanë për Report Tv se dyshohet se grabitësit janë grup i mirë-organizuar, të ardhur nga Fushë Kruja ose Tirana dhe jo amatorë, nisur nga dinamika e ngjarjes, kryerja e grabitjes në një zonë mjaft të populluar dhe largimi nga vendi i ngjarjes duke përdorur dy automjete për të humbur gjurmët. Sipas policisë, një prej autorëve është Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.