Hapet ekspozita për 100 Vjetorin e lindjes së piktorit të madh Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra, piktori që i dhuroi shqiptarëve mijëra piktura. Viti 2018 shënon pikërisht 100 vjetorin e lindjes së tij. Kodra më origjinë nga Ishmi i qytetit të Durrësit ka spikatur me talentin e tij që në moshë të vogël. brahim Kodra nuk e hoqi kurrë penelin nga dora. Ai frymëzoi me të dhjetëra shqiptarë, mes të cilëve edhe koleksionistin Genc Sinella, i cili bëri bashkë shumë piktura origjinale, unike dhe autentike të piktorit dhe i solli në një ekspozitë të veçantë, pikërisht në qytetin e Durrësit i cili është edhe vendlindja e piktorit e më vonë, në datën 12 maj do të udhëtojë drejt qytetit të Shkupit.