Hapi murin e banesës për të fshehur armë dhe municione, prangoset 49-vjeçari në Tiranë

15 Shtator 2018, 10:55

TIRANE-Një 49-vjeçar është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan armë dhe municione. I arrestuari është Sokol Sadiku 49 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, ai kishte fshehur në mur armë zjarri e municione luftarake.

U sekuestruan;
“Pistoletë”, mod.54 me një krehër me 5 fishekë
Automatik
8 krehëra fishekësh
600 copë fishekë mod. 7.62

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.