Historia e vlonjatit, 'Më parë gratë na prisnin në shtëpi, ndërsa tani na lënë takim në Lungomare'

"Më parë gratë na prisnin në shtëpi, ndërsa tani na e lënë takimin në Lungomare". Kjo ka qenë 'ankesa' e një artisti vlonjat drejtuar kryeministrit Edi Rama, gjatë ndalesës dy ditore që ky i fundit pati në Qarkun e Vlorës. Rama dhe Lungomare rezultoi një prej projekteve më ambicioze të qeverisë në Vlorë, duke e kthyer atë në një hapësirë atraktike për turistët. Dhe kjo sipas kreu të qeverisë është mirëpritur nga qytetarët. Për këtë Rama tregoi historinë e artistit vlonjat i cili i ishte "ankuar" se tani gratë nuk i prisnin më burrat si dikur në shtëpi, por në Lungomare.

Unë isha në Vlorë dhe atje ka shumë poetë, artistë në tentaiveë që për një mijë e një arse kanë zgjedhur rrugë të tjera të jetës. Një prej këtyre artistëve, një personazh me shumë cepa, më takoi dhe më tha, na ke marrë në qafë se deri dje kur ktheheshim në shtëpi i gjenim fëmijët dhe gratë duke na pritur, sot gratë dhe fëmijët na lënë takim në Lungomare. Dhe ne jemi të detyruar tani që të mos rrimë më në shtëpi duke parë televizor, po të shkojmë pas grave dhe fëmijëve në Lungomare. Është e thënë vlonjatçe, por është e thënë saktësisht. E di shumë mirë sesi është zhviluar Vlora. Sot është një qytet i tërë që jeton.

Kryeministri Edi Rama

Deklaratat e tij kryeministri Rama i bëri nga ceremonia e organizuar nga Bashkia e Tiranës për të festuar çmimin e marrë pak ditë më parë në Barcelonë, për Sheshin Skënderbej.