'I bëjmë hyzmet makinës dy herë në vit', Rama bën check-upin, ndan me mjekët thënien e profesorit të tij

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun një nga qendrat shëndetësore ku bëhet check-upi falas.

Gjatë inspektimeve, Rama i është nënshtruar vetë një kontrolli, ndërsa mjekët prezentë dhe ministja Manastirliu i shpjegonin procedurën që ndiqjej. Teksa po i kryheshin testet, Rama ka kujtuar edhe një thënie të një profesorit të tij, i cili thoshte se shqiptarët më shumë kujdeseshin për makinat sesa për shëndetin e tyre.    

Është gjë e mirë që kanë filluar të vijnë vetë. Ka mijëra njerëz që shpëtohen nga komplikacionet. Jashtë është edukative, nuk të marrin në punë po nuk more check-upin. Kjo gjë në Shqipëri ka filluar të kthehet në kulturë. Jemi i vetmi vend që ska asnjë lloj regjistri t’i ardhur në ndihmë njerëzve. E thotë bukur një profesori im i sportit, ne i bëjmë hyzmet dy herë në vit makinës, po jo makinës që na mban gjallë.

Edi  Rama, kryeministër