I moshuari në Tiranë shkon të marrë pensionin, përplaset nga një makinë

15 Gusht 2018, 12:02

Tiranë- Një i moshuar është përplasur paraditen e sotme në kryeqytet teksa tentonte të kalonte rrugën. Dëshmitarët në vendngjarje kanë mundur të sigurojnë për Shqiptarja.com e Report Tv foto dhe video të momentit.

Ata thonë se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Rruga Bardhyl”, ndërsa i moshuari nuk ka kaluar në vijat e bardha. Ai ka qënë duke shkuar në postë për të marrë pensionin, siç thonë dëshmitarit,

Nga përplasja fatmirësisht ka marrë vetëm plagë të lehta. Siç shihet edhe në videon e siguruar nga Shqiptarja, com e Report Tv i moshuari shfaqet i shtrirë në rrugë,  ndërsa policia i jep ndihmën e parë.