Ilaçe kontrabandë, drogë dhe armë, goditen tre grupe në Tiranë, 4 në pranga

25 Shtator 2018, 11:34

Tiranë-Vijojnë kontrollet për rritjen e parametrave të sigurisë.

Kontrollet në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit të ambienteve dhe banesave ku dyshohet për armë e lëndë narkotike, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Kontrollet nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara goditet një rast i kontrabandës së medikamenteve mjekësore, dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike, një rast i prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak si dhe kapet një shtetas në kërkim.

Arrestohen në flagrancë katër shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen armë zjarri “Pushkë”, disa fishekë, 40 medikamente të ndryshme mjekësore, automjet e aparat celular.

Verifikohen dhe kontrollohen 22 mjete dhe 79 persona.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të Masave për kontrollin e territorit të ambienteve dhe banesave ku dyshohet për armë e lëndë narkotike, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës.