Incidenti në Jalë, Basha: Kryeinspektori i IKMT bashkëpunëtori i vrasjes së Hajdarit

18 Shtator 2018, 19:16 | Përditesimi i fundit: 2018-09-18 21:49:25

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat pas ngjarjeve mesditën e sotme në Jalë;

Prania policore në Jalë ka qëllim grabitjen e trojeve. Ndërhyrja ka qenë e dhunshme dhe e paligjshme. Toka do i kalojë në pronësi ministrisë së Mbrojtjes për tu shndërruar në pasuri të miqve të Ramës. Është e njëjta skemë si me Teatrin. Ndërkohë që kompleksi i Alban Xhillarit, donatorit të Ramës që ka zaptuar bregdetin e Jalës nuk e preku. Deputetët tanë u nisën menjëherë pasi shpërthue konflikti dhe dhunimit të banorëve. Policia dhe IKMT janë sjellë si banditë dhe me deputetët e opozitës. Kryeinspektori Fatmir Meta kërcënoi deputetin Shehaj, ndërkohë që ishte në detyrën e tij.  Fatmiri i Nasibesë është ish-shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët. Me makinë e tij udhëoi në Tiranë banda që ekzekutoi Azem Hajdarit. Po atë natë banda u kthye në Tropojë pa u ndaluar ng askush. Së bashku me bandat u vranë 86 qytetarët, njëri prej të cilëve oficeri i policisë. Ai u vendos në krye të komisariatit si shpërblim me bandën e Zani Xaushit. Ndërsa bashkëpunëtori në vrasjen e Hajdarit i shërben bandës së Ramës dhe Xhafajt. PD do të depozitojë sot padinë për banditin, rrota e drejtësisë do ta kapë për bishti, ndërsa Ramës po i jap këtë paralajmërim; nëse i preket një fije floku cdo opozitari nga banditi jot, përgjegjësinë do ta mbash ti në kokën tënde.