Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:19 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Pikat e shitjes sė karburanteve abuzojnė ndaj konsumatorėve
20/07/2013
TIRANE- Konsumatori shqiptar prej disa kohėsh po vuan dhe vjedhjen qė i bėhet nė pikat e shitjes sė karburantėve, nė Tiranė dhe disa qytete tė tjera tė shqipėrisė. Pas denoncimeve nga qytetarėt ky fakt pranohet dhe nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Metrologjisė, ku me anė tė njė deklarate pėr shtyp drejtoresha e kėtij institucioni, Kozeta Mesiti, pranon se nga kontrollet e bėra janė konstatuar shkelje. Mesiti siguron se “Ky aksion qė do tė jetė sistematik, i vazhduar dhe efektiv, ka si objektiv primar sigurimin e qytetarėve vendas, por edhe qytetarėve tė huaj gjatė sezonit turistik, se pėr vlerėn e paguar do marrin sasinė reale tė produktit qė blejnė. Garantimi i kėsaj marrėdhėnieje tė drejtė midis shitėsit dhe blerėsit tė karburantit, nuk ėshtė thjesht njė problem teknik dhe abuzim financiar ordiner, por ėshtė njė pėrpjekje e jona pėr tė ndalur kėtė padrejtėsi sociale qė nuk duhet tė ndodhė nė asnjė mėnyrė.” E ndėrsa ndodhemi nė njė situatė tė vjedhjes flagrante dhe tė njė vepre penale tė dėnueshme Mesiti dhe institucioni qė ajo drejton nė kėto kushte ndodhen nė njė pikė ku duhet tė informojnė publikun se cilėt janė kėto karburante apo pika shitje qė vjedhin ditėn me diell. Nė reagimin zyrtar nuk dihet arsyeja se pse mungojnė kėto tė dhėna, ndėrsa ligji detyron kėtė institucion dhe Kozeta Mesitin tė informojnė nė mėnyrė urgjente publikun pėr kėto kompani dhe emrat e kėtyre karburanteve. Qytetarėt nė rolin e konsumatorit kanė tė drejtėn e pacėnueshme dhe tė mbrojtur nga ligjet nė fuqi pėr t’u informuar, ē’ka nė rastin mė tė keq do tė bėnte DMP-nė palė me shkelėsit e ligjit qė vjedhin dhe grabisin hapur qytetarėt. (v.gj/shqiptarja.com)
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha