Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 18:35 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Burgu i Lezhės, Totozani: Tė burgosurit u orientuan tė votonin
24/07/2013
TIRANE - I mbipopulluar, me grupe rivale tė burgosurish qė zihen sa herė dalin nė ajrim, me njė ushqim qė nuk futet nė gojė pasi prej vitesh u serviret vetėm lėng fasulesh dhe me njė administratė tė politizuar qė i orienton tė burgosurit se pėr kė parti ta hedhin votėn. Kjo ėshtė situata, sipas njė raporti tė detajuar tė “Avokatit tė Popullit” nė burgun e Shėn Kollit nė Lezhė, raport i cili i ėshtė dėrguar edhe drejtorit tė pėrgjitshėm tė burgjeve, Gazmend Dibra, si dhe kreut tė kėtij institucioni, Kastriot Piroli. Sipas “Avokatit” problematikat kanė dalė nga vetė tė burgosurit, nė takimet qė ata kanė zhvilluar me ta. “Nga intervistat me tė dėnuar, rezulton se Drejtori i Institucionit sė bashku me Specialistin e Sigurisė nė Godinėn nr.2, z. Ilir Beleshi, ditėt e fundit para zgjedhjeve kanė vizituar tė gjitha dhomat e kėsaj godine pa pėrjashtim, duke i kėrkuar tė dėnuarve tė votojnė njė subjekt tė caktuar politik. Njė fakt i tillė ėshtė pranuar dhe nga vetė drejtori i institucionit nė takimin pėrmbyllės tė zhvilluar midis tij dhe Grupit tė Punės sė Institucionit tė Avokatit tė Popullit. Sa mė sipėr jo vetėm mund tė konsiderohet njė praktikė e patolerueshme e ndikimit tė funksionarit publik ndaj zgjedhėsit, por kemi tė bėjmė me njė cėnimin tė drejtės kushtetuese tė shtetasve sipas tė cilit vota ėshtė vetjake, e barabartė, e lirė dhe e fshehtė. Nė kėtė rast e pėr aq sa vetė Drejtori i institucionit kėrkon nga tė dėnuarit tė votojnė njė subjekt tė caktuar politik pavarėsisht bindjeve tė tyre nė kėtė drejtim, indirekt vė nė diskutim trajtimin me paanshmėri tė tė dėnuarve”, - thuhet nė raportin e Avokatit tė popullit. (v.gj/shqiptarja.com)
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha