Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 04:36 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Shqiponja nė stadium, instruktori: Dėshiroj t'i pėrkasė shqiptarėve
12/10/2013
TIRANĖ - Quhet shqiponja e zezė, ka lindur katėr vite mė parė dhe nuk ėshtė shqiponja e ekipit tė Lacios, por ka ardhur nė Shqipėri vetėm pėr ekipin tonė kombėtar. Mbrėmjen e djeshmė ka ngritur nė kėmbė tifozėt kuq e zi pasi ėshtė ulur nė mes tė fushės pėr tė hapur siparin e ndeshjes e cila me rezultatin 1-2 i buzėqeshi ekipit tė Zvicrės. Nė njė intervistė pėr A1Report, Juan Bernabeo instruktori i shqiponjės shprehet i emocionuar pasi ka performuar nė kombin e shqiponjave dhe pse mė parė nuk kishte dėgjuar pėr kėtė vend. "Nė momentin qė kam ardhur nė Shqipėri e kam parė kėtė simbol, kam krijuar emocion dhe ka qenė kjo pikėnisja e krijimit tė kėsaj shqiponje e cila tashmė i pėrket Kombėtares Shqiptare dhe do tė quhet shqiponja e zezė dhe shqiponja e Kombėtares Kuq e Zi", shprehet instrultori Bernabeo pėr A1Report. I pyetur nėse kjo shqiponjė do tė pėrfaqėsojė gjithmon Kombėtaren Kuq e Zi, Bernabe thotė se kjo gjė varet nga Federata Shqiptare e Futbollit. "Nėse shqiptarėt e kėrkojnė, atėherė jam i gatshėm qė kjo shqiponjė tė qėndrojė kėtu. Kjo do tė varet nga bisedimet me Presidentin e FSHF. Pėr momentin ende nuk ėshtė diskutuar dhe nuk ka njė kontratė tė firmosur pėr ta mbajtur kėtė shqiponjė gjithmonė pėr ekipin e kombėtares kuq e zi", thotė Juan Bernabeo. Dhe sido qė tė shkojnė bisedimet me Federatėn e Futbollit, Bernabe ka njė dhuratė pėr tė gjithė shqiptarėt dhe tifozat kuq e zi. "Ditėn e hėnė prej orės 11:00 deri nė 18:00 shqiptarėt do tė kenė mundėsi tė prekin nga afėr shqiponjėn pėr tė pasur mundėsi tė bėjnė dhe njė foto. I gjithė ky aktivitet ėshtė pa pagesė dhe do tė jetė me dyer tė hapura nė stadiumin Kombėtar Qemal Stafa", pėrfundoi Bernabeo pėr mikrofonin e A1Report. Shqiponja ėshtė pjesė e identitetit tonė kombėtar dhe simbol i flamurit kuq e zi. Instrukorti spanjoll Juan Bernabe dėshiron qė kjo shqiponjė tashmė ti pėrkasė shqiptarėve. Nėse do tė arrihet kjo marrėveshje, mbetet pėr tu parė. (v.gj/shqiptarja.com)
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha