Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:59 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Skandali, ministri teknik i PD mbron gjyqtaren e korruptuar
12/08/2017
Ministri teknik i Partisė Demokratike nė krye tė Ministrisė sė Drejtėsisė, Gazment Bardhi, ka votuar kundėr propozimit tė kryetarit tė Gjykatės sė Lartė, Xhezair Zaganjori, pėr shkarkimin nga detyra tė gjyqtares sė Gjykatės sė Lartė, Majlinda Andrea, e dėnuar me katėr vite burg pėr korrupsion, dėnim ky i konvertuar nė tre vite shėrbim prove. Nė mbledhjen e datės 17 korrik tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, pikėrisht disa ditė pas dėnimit tė gjyqtares, ministri i Drejtėsisė Gazment Bardhi, i cili ėshtė edhe anėtar i KLD, ėshtė pozicionuar kundėr shkarkimit tė gjyqtares, me pretendimin se njė vendim i tillė nuk ėshtė nė kompetencė tė KLD. Sipas procesverbalit tė votimit, i zbardhur nga Shqiptarja.com, pėrpos Gazment Bardhit, kundėr propozimit pėr shkarkimin e Majlinda Andreas kanė votuar edhe anėtarėt: Gjin Gjoni, Artan Broci, Ridvan Hado, Gerd Hoxha, Brunilda Kadi dhe Eneida Civici. Ndėrkaq, pro shkarkimit tė gjyqtares sė dėnuar pėr korrupsion, kanė votuar ish-kryetari i KLD, Bujar Nishani dhe anėtari i KLD Neritan Cena. Tė dy palėt, tė pozicionuar nė pole tė kundėrta, kanė paraqitur argumente dhe kundėrargumente pėr tė mbrojtur pozicionin e tyre. Por, me shumicė votash, KLD ka refuzuar shkarkimin e gjyqtares sė dėnuar, duke shėnuar njė tjetėr akt tė paprecedentė nė drejtėsinė shqiptare. KLD, i konsideruar si pjesė mė e kompromentuar dhe e kalbur e drejtėsisė sė vjetėr, ka vendosur edhe njė herė tė mbrojė korrupsionin nė drejtėsi, duke e lėnė fatin e gjyqtares sė dėnuar nė duart e Kėshillit tė Lartė Gjyqėsor, organit tė ri qė do tė zėvendėsojė KLD. Sipas arsyetimit tė shumicė sė KLD, deri nė ngritjen e KLGJ, gjyqtarėt mund tė bėjnė ē’tė duan.
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha