Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:47 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Meta takon senatorėt e SHBA: Bashkėpunim kundėr terrorizmit
12/08/2017
Presidenti i Republikės, Ilir Meta priti dhe bashkėbisedoi me njė delegacion tė Senatit tė SHBA-sė, tė kryesuar nga Senatori Roy Blunt, tė cilėt po zhvillojnė njė vizitė pune faktembledhėse nė disa vende tė Ballkanit Perėndimor. Kreu i Shtetit shqiptar dhe senatorėt amerikanė vlerėsuan marrėdhėniet e shkėlqyera dhe partneritetin strategjik mes Shqipėrisė dhe SHBA-sė, kontributin e Shqipėrisė nė NATO dhe rolin e saj stabilizues nė rajon. Bashkėbiseduesit vlerėsuan vizitėn nė Malin e Zi tė Zėvendėspresidentit tė SHBA-sė, Mike Pence dhe mesazhet e tij tė qarta mbi ēėshtje tė sigurisė rajonale, ato tė koordinimit tė veprimeve nė kuadėr tė luftės globale kundėr terrorizmit dhe ekstremizmit tė dhunshėm. Presidenti Meta nėnvizoi se siguria ėshtė baza e prosperitetit dhe zhvillimit tė rajonit tonė, ndaj bashkėpunimi kundėr terrorizmit dhe krimit tė organizuar me SHBA-nė dhe NATO-n ėshtė vendimtar pėr tė ardhmen e sigurt tė vendeve tona dhe qytetarėve tanė.⁠
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha