Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:24 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport MetroNews Intervista Kulturë Shëndeti Blog Horoskopi
Reportazh nė Muzeun e Shkencave tė Natyrės,i vetmi i llojit tė tij nė vend
10/10/2017
Sa shpesh na ka ndodhur tė mrekullohemi me pasuritė e botės sė gjallė teksa vizitojmė muzetė jashtė Shqipėrisė? Po mjafton tė zhvendosesh pak kilomentra nga qendra e Tiranės pėr t’u njohur me thesaret qė ruan Muzeu i Shkencave Natyrore. Ky muze i ngritur nė 1948, tashmė nė njė godinė tė re, pėrfaqėson njė pasuri tė rrallė kombėtare dhe me vlera shkencore dhe kulturore. Vetėm duke vizituar pavionėt e tij tė larmishėm, mund tė njihesh nė njė kohė tė shkurtėr me historinė e pasur tė florės dhe faunės. Report Tv ju sjell ekskluzivisht morinė e ekzemplarėve tė koleksionuara nga viti 1900, nė tė vetmin muze tė kėtij lloji nė vendin tonė. Nėpėr muzeun 2 katėsh tė Shkencave tė Natyrės na shoqėron Anila Kule, biologia qė mirėpret ēdo ditė studentė, vizitorė e turistė tė huaj. "Muzeu me tė vėrtetė ėshtė njė pasqyrim i gjallė i botės shtazore dhe bimore i pasurisė qė ndodhet nė vendin tonė. Nė radhė tė parė ka vlera shkencore sepse tė gjitha kafshėt qė do tė shihni janė kapur nė terren dhe mė pas i janė nėnshtruar procesit tė balsamimit. Ka vlera njohėse sepse ēdo brez njihet me pasurinė qė ka vendi ynė. Njohje qė nuk ėshtė edhe aq e lehtė sepse siē do ta shikoni ju vetė muzeu ka specie tė cilat datojnė qė nga viti 1900.", thotė Anila. Njė larmi nga fauna tokėsore, detare, e lumenjve dhe ujėrave te mjelmėta, kafshė qė nga koralet mahnitės e deri guaskat e Oqeanit Indian janė tė ekspozuara nė Muzeun e Natyrės. "Do ta konsideroja si njė mikrografi e tė gjithė muzeve qoftė nė rang evropian apo botėrorė, por kjo nuk do tė thotė qė ėshtė e njė rėndėsi e tė vogėl. Pasqyron njė punė kolosale tė vetė botanistėve dhe zoologėve tė vendit tonė, njė mirėmbajtje nga specialistė tė ndryshėm dhe pėr mė tepėr ėshtė njė pėrfaqėsim tė pasurisė qė kemi nė vendin tonė.", thotė Anila.
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha