Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Nis rehabilitimi i tregut tė fruta perimeve nė Njėsinė Nr. 5
11/10/2017
Banorėt e Njėsisė Nr. 5 pranė lulishtes “1 Maji” do tė kenė shumė shpejt njė treg fruta-perimesh me kushte moderne, i cili garanton higjienė pėr produktet ushqimore. Bashkia e Tiranės nisi sot punėn pėr rehabilitimin e tregut aktual, i cili pėr shkak tė fluksit tė madh tė qytetarėve dhe tė mungesės sė investimeve ndėr vite, ishte lėnė nė njė gjendje tė mjerueshme. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj, inspektoi punimet qė po kryhen pėr tregun e ri tė fruta-perimeve qė ndodhet nė rrugėn “Komuna e Parisit”, ku siguroi qytetarėt pėr marrjen e masave pėr rritjen e sigurisė ushqimore. Duke u ndalur tek investimi i tregut tė ri, Veliaj deklaroi se pėrmes kėtij projekti, do tė katėrfishohet edhe numri i atyre qė tregtojnė. “Jam shumė i kėnaqur qė ka filluar puna nė njė kantier tjetėr nė Njėsinė 5. Praktikisht po katėrfishojmė tregun, nga 12 vende, nė mbi 50. Ėshtė njė zonė, e cila ka familje tė vjetra tiranase, ndėrkohė ėshtė shtuar me popullsi nga pallatet e reja qė janė ndėrtuar nė vitet ’90. Ky ka qenė njė muaj ku jemi fokusuar jashtė mase tek siguria ushqimore. Hapėm thertoren e re nė Vaqarr dhe po ofrojmė tregje tė ngjashme me Pazarin e Ri, si ai qė nisėm tek Njėsia 2, nė disa njėsi tė tjera dhe tani vazhdojmė tek Njėsia 5”, tha Veliaj, ndėrsa u bėri thirrje tregtarėve ambulantė qė tė zhvendosen nė ambientet e reja, tė cilat ofrojnė tė gjitha kushtet e nevojshme.
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha