Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 21:41 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Projektet miqėsore me mjedisin,OKB zgjedh Tiranėn si shembull suksesi
14/11/2017
Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Erion Veliaj mori pjesė nė Konferencėn e Kombeve tė Bashkuara pėr Ndryshimet Klimatike, tė organizuar nga Banka Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim nė Bonn tė Gjermanisė. Rritja e financimeve nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr tė luftuar ngrohjen globale dhe promovimi i investimeve tė gjelbra, ishin nė fokusin e kėsaj Konference, ku Tirana u pėrzgjodh si njė shembull suksesi i bashkėpunimit mes pushtetit vendor dhe BERZH-it nė financimin e projekteve miqėsore me mjedisin dhe qė ndikojnė nė lehtėsimin e problemeve klimaterike. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh i kėnaqur qė puna e bėrė nė kėto dy vite, por edhe vizioni i Bashkisė sė Tiranės pėr tė investuar nė projektet miqėsore me ambientin, e kanė bėrė qė tė merret si njė shembull suksesi edhe nė takime tė tilla kaq tė rėndėsishme. “Jam shumė entuziast qė Tirana ėshtė pėrzgjedhur nga BERZH-i si njė histori suksesi pėr mėnyrėn se si ka transformuar administrimin e qytetit me njė qasje mė pozitive, mė miqėsore ndaj mjedisit, me korsi tė dedikuara biēikletash. Jemi ende larg, megjithatė besoj se tashmė Tirana ėshtė njė histori suksesi qė meriton tė vazhdojė nė kėtė drejtim”, tha Veliaj. Ai veēoi vendimin e Bashkisė sė Tiranės pėr tė testuar dhe pėr tė revolucionarizuar tė gjithė transportin publik nė Tiranė, nga mjete me naftė dhe ndotėse tė ambientit, nė mjete tėrėsisht elektrike dhe ekologjike. “Ne kemi mbaruar me sukses testimin e autobusit elektrik nė Tiranė dhe ky ėshtė njė rast tjetėr pėr t’u bėrė apel tė gjitha kompanive qė janė sot operatorė, tė fillojnė dhe tė bėjnė porositė e tyre pėr autobusėt elektrik. Ky ėshtė njė apel pėr kompanitė qė nuk ofrojnė shėrbime nė Tiranė, nėse kanė autobusė elektrikė qoftė me qira apo nė pronėsi dhe duan tė vijnė tė marrin njė licencė nė qytetin e Tiranės, ne automatikisht do t’i japim prioritet dikujt qė sjell autobusė elektrikė krahasuar me dikė qė ka autobusė me naftė”, u shpreh kryetari i Bashkisė sė Tiranės.
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha