Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 22:04 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Krimi/ Bllokohen 41 mln € pasuri nė janar biznese dhe komplekse
14/11/2017
41 milionė euro ėshtė vlera e pasurive tė sekuestruara nga shtatori gjatė operacionit “Vjeshtė 2017”. Toka, apartamente, biznese dhe makina luksoze janė sekuestruar nga Policia e Shtetit brenda dy muajve. Report TV mėson se nė tė gjithė vendin Policia ka sekuestruar 32 mijė m2 tokė, e cila dyshohet se ėshtė blerė me para qė kanė ardhur nga aktiviteti kriminal. 8 apartamente janė sekuestruar mė vendim gjykate, nė Vlorė dhe Tiranė. 89 apartamente dhe biznese tė tjera vijojnė tė jenė tė bllokuara nga Policia, pasi po kryhet verifikim pėr to. Dyshimet janė se kėto biznese e pasuri tė paluajtshme janė blerė me parė qė kanė ardhur nga trafikimi i drogės. Gjithashtu 115 makina luksoze vijojnė tė qėndrojnė tė sekuestruara nė 12 drejtoritė vendore tė Policisė, pasi nuk justifikojnė me dokumente burimin e tė ardhurave. Mes kėtyre makinave, janė edhe 15 automjete tė blinduara. Asetet e bllokuara “Vjeshtė 2017” 32 mijė m2 tokė e sekuestruar 8 apartamente tė sekuestruara me vendim gjykate 89 apartamente tė bllokuara nga Policia 115 makina luksoze 41 milionė euro vlera totale e pasurive tė sekuestruara Nė total vlera e kėtyre aseteve shkon nė 41 milionė euro, thonė burime nga Policia e Shtetit. Kjo ėshtė hera e parė qė njė vlerė kaq e madhe pasurish tė sekuestrohet brenda njė afati 2-mujor. Operacioni “Vjeshtė 2017” ka vėnė nėn sekuestro pasuri tė dyshimta se kanė lidhje me grupet kriminale. Burimet sqarojnė se vlera e pasurive tė paluajtshme dhe bizneseve qė kanė grupet kriminale, dyshohet se ėshtė 10 herė mė e lartė. Pėr kėtė qėllim po kryhen verifikime tė tjera, por tashmė ēdo informacion po i kalon Task-Forcės sė ngritur nga Ministria e Brendshme, ku pjesė e saj ėshtė edhe eksperti i FBI-sė Mark Neėhouse. Pėr pasuritė e tjera tė cilat po verifikohen, do tė jetė Task-Forca e cila do tė vendos pėr bllokimin e pasurive ose vijimin e hetimeve. Nė muajin janar pritet qė Task-Forca tė urdhėrojė bllokimin e disa pasurive tė tjera, ku pėrfshihen biznese tė mėdha, por edhe komplekse ndėrtimesh qė janė ndėrtuar me paratė qė kanė si burim krimin.
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha