Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 10:58 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Rihapen dosjet e vjetra tė Lul Kullės pas atentatit me tritol nė Shkodėr
14/01/2018
Një atentat me tritol ka tronditur një ditë më parë qytetin verior të Shkodrës, ku shënjestër ishte një emër shumë i njohur për policinë. Shqiptarja.com iu sjell fotografinë e objektivit të atentatit me rreth 400 gr eksploziv, 42-vjeçarit Lulzim Kullaj. Report Tv mësoi se nuk ka ende asnjë person të arrestuar për ngjarjen e rëndë. Policia ka shoqëruar 20 persona, shumica e të cilëve janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje. Ndërkohë,burime i thanë Report Tv se janë rihapur dosjet e vjetra të Lul Kullës, mes të cilave edhe vrasja e një biznesmeni gazi. Sa i takon gjendjes së Lulzim Kullës, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Lulzim Kullaj njihet si ‘i forti’ i Shkodrës dhe është emër i njohur për uniformat blu, për shkak të së kaluarës së tij kriminale. Lënda eksplozive u vendos në një motor të parkuar në hyrje të një objekti 2-katësh në pronësi të Kullës dhe është shpërthyer me telekomandë, teksa objektivi po largohej me automjet. (G.ne/Shqiptarja.com)
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha