Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 20:29 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
13 Shkurti, dita ndėrkombėtare e Radios
13/02/2018
Në 80-vjetorin e fillimit të transmetimeve radiofonike në Shqipëri, njëkohësisht edhe në ditën Botërore të Radios gazetarët më të vjetër radifonikë janë mbledhur së bashku për të përshkruar evolimin dhe rëndësinë e radios. Arben Muka organizuesi i aktivitetit, rrëfen për Report Tv se teknologjia është kthyer në kërcënim për radion, megjithatë vlera e saj nuk do të humbë asnjëherë. Nini Mano, gazetarja me një eksperiencë të gjatë në radio Korça tregon për Report Tv esencën e vërtetë të gazetarisë. Edhe kreu i shteti Ilir Meta në ditën e Radios, ka pritur në Presidencë, gazetarë, komentatorë e drejtues të ndryshëm radiosh e sportistë. Në fjalën e tij të rastit, Presidentit u përçoi një mesazh të rinjve dhe prindërve. “Sfida për të edukuar fëmijë dhe të rinj larg veseve, larg varësisë ndaj drogës dhe simulantëve të tjerë, larg obezitetit dhe vetë-izolimit është sfidë e të gjithë shoqërisë ku rol të jashtëzakonshëm luan sidomos radioja e veçanërisht radioja sportive dhe emisionet e saj të bukura”, tha Meta në mesazhin e tij para të pranishmëve.
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha