Shqiptarja.com
Përditësimi i fundit në 19:33 Regjistrohu | Identifikohu 
Home Aktualitet Politikë Ekonomi Sociale Kosova Bota Sport Intervista Kulturë Shëndeti VIP & Spektakel Horoskopi
Xhafaj: Forca e Ligjit do godasė edhe bandat e Durrėsit
13/02/2018
DURRES - Ministri i Brendshėm, Fatmir Xhafaj ka marrė pjesė nė analizėn vjetore tė policisė sė Durrėsit, i shoqėruar nga Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Ardi Veliu. Xhafaj vlerėsoi policinė e Durrėsit se ka goditur disa grupe kriminale nė kėtė qytet gjatė vitit 2017. Ai paralajmėroi se nė kuadėr tė operacionit "Forca e Ligjit" do ketė rezultate edhe mė efikase nė luftėn ndaj krimit nė qytetin bregdetar. "Gjatė vitit tė kaluar drejtoria vendore e policisė ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje tė drejtpėrdrejta tė grupeve kriminale nė kėtė qyegtt. por sėrish mbetet pėr t;u bėrė. Dhe nė kuadėr tė "Forcės sė Ligjit" do kemi rezultate tyė tjera nė kėtė qytet", u shpreh Xhafaj. Gjithashtu, Xhafaj ka inspektuar edhe Portin e Durrėsit ku dy ditė mė parė policia zbuloi nė njė kamion me destinacion Italinė, rreth 11.4 kg heroinė, sasia mė e madhe e lėndės narkotike tė kėtij lloji e cila po tentohej tė kalohej nga Porti i Durrėsit nė drejtim tė Portit tė Barit. Ministri i Brendshėm kėrkoi rritje tė kontrolleve nė Port me qėllim parandalimin e e trafikut tė drogės nga Shqipėria nė drejtim tė vendeve fqinje. (G.ne/Shqiptarja.com)
Më të shikuarat e javës
Shfaqi të gjitha