Inspektimi i bizneseve, Rama: Ulja 3-fish e taksave lufton informalitetin, rritet punësimi

12 Janar 2019, 23:02

Kryeministri Edi Rama vijoi edhe ditën e stome inspektimet  në bizneseve në Tiranë dhe në Kamëz,  të cilat përfitojnë  nga ulja trefish e taksës duke u shprehur se nuk do t’iu duhet më të paguajnë njerëz për të pasur bilance të dyfishta  siç ka ndodhur më parë. Për Ramën këto ndryshime do të sjellin  dhe rritje të fuqisë punëtore. Kryeministri Rama  gjithashtu theksoi se është koha, që edhe punonjësit e këtyre ndërmarrjeve të përfitojnë rritje pagash pas masave të ndërmarra.